E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk ka vendosur shtatoren e Skënderbeut në Lezhë”/ Berisha, paralajmëron Pjerin Ndreun
Politikë

“Nuk ka vendosur shtatoren e Skënderbeut në Lezhë”/ Berisha, paralajmëron Pjerin Ndreun

Pjerin Ndreu, kryebashkiaku socialist i Lezhës, nuk ka vendosur shtatore të heroit kombëtar, Skënderbeut në shesh.

Këtë fakt e ka përmendur pasditen e sotme kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha gjatë një takimi elektoral në këtë qytet.

Berisha paralajmëroi Pjerin Ndreun se sapo opozita të marrë bashkinë, do t’i heqë qytetarinë lezhiane dhe kur PD të vijë në pushtet, do t’i heqë shtetësinë shqiptare.

“Cilin ka këtu Edi Rama? Ka Pjerin Ndreun. A e dini ju se Pjerin Ndreu ka 4 vite që nuk vendos shtatoren e Heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës. Po ka logjikë, ka gjë më të turpshme se kjo. Sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre, plaçkë e tyre dhe mund ta trajtojnë si të duan.

Ky është një turp i madh dhe unë do ‘ti them Pjerin Ndreut këto fjalë; se Pashk Gjoni, një nga aktet e para do të të heqë qytetarinë nga Lezha, do të të përjashtojë, do ta ç’regjistrojë nga gjendja civile.

E dyta, qeveria demokratike do të të heqë edhe shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni apartidë, pa atdhe. Ndaj dhe shërbëtor i Edi Ramës, të duken lezhjanët si talebanë, sigurisht se i ke vjedhur, i ke vjedhur, i ke vjedhur, ke frikë, tmerr prej tyre.

Si mund të ju thuash talebanë qytetarëve të tu, se kanë bindje të ndryshme politike. Jo miqtë e mi, kjo është frika e hajdutit që ka futur duart në paratë tuaja, në pronat tuaja dhe e dinë se do ta kapim për zverku dhe do ta flakim në datën 14 maj.

Pjerin i kam edhe dy lajme të tjera për ty, jo të mira, se nuk i meriton se vetë i bëni këto. Edi Ramën shumë shpejt do ta përcjellësh tek McGonigali. Po e pret me padurim. Të garantoj Pjerin se është i pashpresë.

E dyta Pjerin, ke gjithsej 72 orë në atë zyrë. Asnjë orë tepër. Kur të mbyllet kutia e fundit, largohu. Ua ke sjellë lezhjanëve aty ku nuk mban më”, theksoi a ish-kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.