E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lufta për vota në Kukës, Safet Gjici reagon për incidentin e të vëllait: Ladi po kontrollonte territorin
Politikë

Lufta për vota në Kukës, Safet Gjici reagon për incidentin e të vëllait: Ladi po kontrollonte territorin

Sa më shumë afrojnë zgjedhjet, aq më shumë intensifikohet lufta mes palëve për të marrë vota me mënyrat më vulgare të mundshme. Madje prej disa vitesh, kjo luftë është bërë si një përndjekje e maces me miun. Grupet partiake u ngrenë pritë njëri-tjetrit për t’i kapur “gafil” duke blerë vota.

Mbrëmjen e djeshme një incident është regjistruar në qarkun e Kukësit, aty ku vëllai i kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, dyshohet se ka kërcënuar dhe ka nxjerrë armën ndaj dy personave. Dy banorë të fshatit Bushat, Bedri dhe Nebi Sinamati kanë denoncuar për presion, dhunë deri në kërcënim me armë dhe blerje votash Lavdrim Gjicin dhe shoqëruesin e tij, Qerim Halilin.

Lavdrim Gjici është shoqëruar në polici. Pas kësaj ngjarjeje, është prononcuar edhe Safet Gjici, kryetari i Bashkisë së Kukësit. Ai shprehet se vëllai i tij nuk ka qenë në zonë për të blerë vota, por për të kontrolluar territorin. Vëllai i Gjicit në momentin e ngjarjes ndodhej në një makinë “G Class”, një nga mjetet më të kushtueshme të nxjerra nga “Mercedes Benz”.

“Video kishte pamje që njerëzit tonë dalin në terren për të kontrolluar furgonin e bandës që blejnë vota ditë për diell, janë turrur si hiena në çdo njësi administrative vetëm për të blerë vota dhe për të bërë presione, video tregohet qartë që s’ka as armë as para.

Ne jemi në kontroll, kontrollojmë territorin nga bandat dhe fugoni i bandave që i ka rreth kandidati i Non Gratave. Të bllokohen të gjitha makinat me targa të huaja dhe me xhama të zeza që lëvizin në territor. Kemi prova dhe video dhe do i çojmë në organet ligjzbatuese”, tha Gjici.

Kur territorin e Kukësit e kontrollon vëllai i Gjicit dhe njerëzit e tjerë të afërm të tij të armatosur, përse punon policia e Kukësit? Kjo është një përgjigje, së cilës Gjici në deklaratën e tij duhej t’i jepte një përgjigje, nëse nuk do t’i shkonte gjuha brenda kur ta dëgjonte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.