E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burgosja e Fredi Belerit, reagon ashpër kryeministri grek: Do ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve
Bota

Burgosja e Fredi Belerit, reagon ashpër kryeministri grek: Do ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e ka quajtur të papranueshme dhe të paimagjinueshme burgosjen e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

fredi beleri (2)

Kyriakos Mitsotakis u shpreh se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

“Ajo që ndodhi me Fredi Belerin është e papranueshme dhe e paimagjinueshme. Dy ditë para zgjedhjeve, një anëtar i minoritetit grek u arrestua në një zonë si Himara. Ia kam bërë të qartë zotit Rama që nuk pranojmë shkelje të drejtave të minoriteteve.

Shqipëria duhet ta dijë se nëse kjo politikë vazhdon, do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rrugën e saj europiane.

Unë nuk do ta toleroj një sjellje të tillë. Shpresoj që ky rast të zgjidhet sa më shpejt. Do të ketë ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet greko-shqiptare por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.