Zgjedhjet për pushtetin vendor, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 14:00
Pjesëmarrja e qytetarëve në votime për zgjedhjet për drejtuesit e pushtetit vendor deri në orën 14:00 është 23.20 %.
Shifrat janë publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Të dhënat janë marrë në 2639 qendra votimi nga 5213 në total.
Deri më tani kanë votuar 440 370 ndjekës nga 1 898 349 në listat e qendrave të votimit të raportuara.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



