Kryebashkiaku socialist në Elbasan Llatja feston me Gjiknurin: Ishim të sigurt për fitoren
Gledian Llatja, kryebashkiaku aktual i Elbasanit fitoi sërish bashkinë me mbi 4 mijë vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçit.
Pas firores, ai dhe drejtuesi politik i PS-së i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri festuan bashkë me qytetarët në sheshin “Gensher”.
Llatja falenderoi qytetarët, duke u shprehur se kanë vlerësuar punën në mënyrë maksimale.
“Që ditën e parë që jemi futur në garë kemi qenë të sigurt për fitoren dhe nuk e vinin asnjëherë në dyshim, se kishim mbështetjen e popullit. Populli i Elbasanit nuk e hedh poshtë punën, e vlerëson maksimalisht. Kjo është fitorja e të gjithëve ju.
Ne jemi popull punëtor, qytetarë të mirë dhe e treguam dhe këtë fushatë, secili nga ju e tregoi që është qytetar model. Kam një falenderim të veçantë për secilin nga juy që vuri nga një tullë”, theksoi ai
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



