E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U rrëzua nga biçikleta, kush është turistja 78-vjeçare që humbi jetën në Përmet
Lajme

U rrëzua nga biçikleta, kush është turistja 78-vjeçare që humbi jetën në Përmet

Hilda Maria është turistja 78-vjeçare që humbi jetën ditën e sotme në Përmet.

Turistja austriake humbi jetën gjatë një krosimi me biçikletë në rrugën kombëtare Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”.

78-vjeçarja u rrëzua me biçikletë nga një lartësi e madhe dhe pavarësisht ndërhyrjes së ambulancës ajo nuk mundi të mbijetojë.

Vdekja e turistes austriake, vjen pak ditë pasi një turiste gjermane u aksidentua për vdekje në Prrenjas, një turist holandez humbi jetën në kanionet e Osumit dhe dy turiste humbën jetën gjatë eksplorimit të Valbonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.