Shpalli fitoren në Kavajë, Fisnik Qosja për News24: Qytetarët të uritur për liri e demokraci
Ndërkohë që vijon ende numërimi i kutive të votimit në Kavajë, kandidati Fisnik Qosja ka shpallur fitoren.
Në një prononcim për median ai u shpreh se fitorja është rezultat i faktit që Kavaja është e uritur për liri e demokraci.
Pak më parë Qosja u pa të festonte fitoren me simpatizantë në qytet.
“Kavaja është e uritur për liri e demokraci. Sot ishte dita e lirisë e demokracisë”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



