FOTO/Shkrumbohet banesa në Fier, e moshuara lëndohet në tentativë për t’u shpëtuar flakëve
Një banesë në katin e dytë të një pallati tre katësh në Mbrostar Ura në Fier, është përfshirë nga flakët. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej vetëm një e moshuar rreth të 70- ave, e identifikuar si Roza Shahu.
Punonjëset e qendrës shëndetësore të zonës kanë lajmëruar të parët shërbimin zjarrfikës, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu dhe ambulanca.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



