E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3 ditë pas zgjedhjeve/ Meta mbërrin në selinë e PD-së, takim me Sali Berishën
Politikë

3 ditë pas zgjedhjeve/ Meta mbërrin në selinë e PD-së, takim me Sali Berishën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur paraditen e sotme në selinë blu, 3 ditë pas zgjedhjeve të “14 Majit”.

Takimi në selinë blu vjen në një moment delikat për të përcaktuar aksionin opozitar për ditët dhe javët në vijim ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit arriti që të fitonte 7 bashki dhe një numër të konsiderueshëm mandatesh në Këshillat Bashkiak.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka refuzuar të pranojë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 Majit, duke u shprehur se qytetarët u intimiduan nga grupet e bandave të stacionuar pranë qendrave të votimit dhe e shprehën vullnetin e tyre nën presion dhe shantazh konstat.

Procesi zgjedhor për Berishën ishte një farsë dhe këtë kryedemokrati e argumentoi duke iu referuar raportit paraprak të OSBE-ODIHR për shkeljet e hasura gjatë votimeve, të cilat lidheshin me shit-blerjen e votës, presionin ndaj administratës dhe votimin në grup ose familjar.

Ende nuk dihet se për çfarë do të flasë sot dyshja Meta – Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.