Qafë-Thanë/Makina përplaset me autobusin dhe merr flakë. Ka disa të plagosur
Mësohet se një makinë “A Class” është përplasur me një autobus në këtë rrugë, teksa më pas ka marrë flakë. Bëhet e ditur se ngjarja ka lënë pas disa të plagosur që janë dërguar me urgjencë në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por ajo që vlen të theksohet është se janë të shumta denoncimet, ku qytetarët ankohen se karrotrecët hedhin vaj në rrugën e Qafë-Thanës me qëllim që të bëhen aksidente dhe biznesi i tyre të ketë fitime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



