E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kemi bërë hapa të mëdhenj”/ Yuri Kim: Bashkë me Shqipërinë do të vazhdojmë të bëjmë histori
Politikë

“Kemi bërë hapa të mëdhenj”/ Yuri Kim: Bashkë me Shqipërinë do të vazhdojmë të bëjmë histori

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, në fjalën e saj në ceremoninë e stërvitjes të “Defender Europe 2023”, ka deklaruar se aletatët e NATO-s dhe SHBA-ja janë më të bashkuar se kurrë.

Kim ka theksuar se SHBA-ja dhe Shqipëria kanë ndërmarrë hapa të mëdhenj së bashku duke ngritur dy baza ushtarake më të rëndësishmet në histori.

Diplomatja amerikane nënvizoi se partneriteti ndërkombëtar është më i rëndësishëm se kurrë dhe se kjo tregon se bashkë me aleatët mund të kryejnë çdo mision.

Ndër të tjera, Kim theksoi se së bashku me Shqipërinë do të vazhdojnë të bëjnë histori.

“Aleatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar se kurrë. Shqipëria dhe SHBA-ja po bëjnë më shumë se kurrë së bashku. Kemi marrë hapa të mëdhenj ushtarakë.

Dikur të ndarë, sot Shqipëria dhe SHBA-ja qëndrojnë krah për krah.

Shqipëria dhe SHBA-ja kanë ndërmarrë hapa të mëdhenj bashkë. Kemi ngritur dy baza ushtarake të rëndësishme.

Partneriteti ndërkombëtar është më i rëndësishëm se kurrë.

Ky do të na tregojë se së bashku me aleatët tanë mund të kryejmë çdo mision.

Së bashku me Shqipërinë ne do të vazhdojmë të bëjmë histori. Jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar”, është shprehur Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.