Autori i vrasjes në Kavajë ishte emigrant në Britani, erdhi në Shqipëri për të marrë hakun e vëllait
Zyrtarë të Komisariatit të Kavajës kanë zbarkuar në banesën e Habi Rexha pasditen e sotme, autorit të vrasjes së Arjan Gosës një ditë më parë në një lokal në qendër të qytetit.
Policia po negocion me familjarët e Rexhës që të vetëdorëzohet.
Mësohet se Rexha ka hyrë në territorin shqiptar në datën 5 Maj përmes Aeroportit të Rinasit, nga shteti britanik ku ai jetonte si emigrant i rregullt.
Ai kishte ardhur në Shqipëri për të marrë hakun e vëllait të tij që mbeti viktimë e një përplasje me vëllain e Arjan Gosës në 29 Mars të këtij viti.
Pas një sherri banal rreth dy muaj më parë, Gosa dhe Rexha qëlluan njëri tjetrin me thikë dhe armë zjarri duke mbetur të dy të vdekur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



