Sherr në Kishën e Laçit, rojet private konfliktohen me shitësit ambulantë

Një incident është regjistruar ditën e sotme në vendin e shenjtë të Kishës së Laçit. Mësohet se rojet private të objekti kulti janë konfliktuar fizikisht me shitësit ambulantë.
Një incident është regjistruar ditën e sotme në vendin e shenjtë të Kishës së Laçit. Mësohet se rojet private të objekti kulti janë konfliktuar fizikisht me shitësit ambulantë.
Raportohet se pas konfliktit ka mbetur i lënduar një nga rojet, teksa shkaku i ngjarjes dyshohet të ketë qenë tentativa e rojeve private për të nxjerrë shitësit ambulantë jashtë territorit të Kishës.
Në lidhje me këtë çështje, shefi i sigurisë së objektit ka bërë një denoncim, ku mes të tjerash shkruan: “Shitja në territorin e Kishës është e paligjshme. Të ndërhyjë policia për të larguar ambulantët”.



Raportohet se pas konfliktit ka të lënduar, teksa shkaku i ngjarjes dyshohet të ketë qenë tentativa e rojeve private për të nxjerrë shitësit ambulantë jashtë territorit të Kishës.
Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe shefi i sigurisë së objektit, i cili shprehet: “Shitja në territorin e Kishës është e paligjshme. Kam kontratë, të ndërhyjë policia për të larguar ambulantët”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



