E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beketi i bllokon  65 milionë euro  Shqipërisë
Politikë

Beketi i bllokon 65 milionë euro Shqipërisë

Portali i njohur ndërkombëtar ‘Revista e Arbitrazhit Global’ i bën jehonë vendimit të një gjykate apeli në Bruksel për të mbajtur në fuqi bllokimin e aseteve të Albcontrol për llogari të biznesmenit italian, Françesko Beketi.

Në shkrim thuhet se vendimi është marrë më 15 maj, pasi Eurocontrol kishte bërë një apelim ndaj vendimit për të bllokuar pasuritë e Albcontrol për shkak se biznesmeni italian ka fituar një arbitrazh ndaj qeverisë shqiptare me vlerë 110 milionë euro.

Eurocontrol kishte kërkuar që Albcontrol të shkëputej nga shteti shqiptar, por gjykata theksoi se kjo është absurde, pasi çdo marrëveshje është bërë me Shqipërinë.

Tani e tutje, milionat e Albcontrol-it do të shkojnë për llogari të Beketit.

Por portali zbulon edhe një detaj të rëndë në shkrim.

Sipas tyre, rreth 65 milionë euro të Shqipërisë janë bllokuar nga Beketi për shkak të gjobës kolosale.

Kryeministri shqiptar e ka quajtur gjobën skandaloze, ndërsa ka paralajmëruar se do dalë nga Arbitrazhi Ndërkombëtar.

Kurse biznesmeni italian, Beketi ka folur për portalin, duke kërkuar që Shqipëria të zbatojë vendimin.

“Pas katër vitesh vonesa për faj të qeverisë së Edi Ramës, që na kanë shkaktuar dëme të tjera të rënda ekonomike, Shqipëria duhet të pajtohet përfundimisht me këtë vendim ekzemplar të Gjykatës së Apelit të Brukselit,” tha Beketi.

Gjoba 110 mln euro për Beketin/ Gjykata belge lë në fuqi bllokimin e aseteve të Albcontrol

Një gjykatë apeli në Bruksel ka lënë në fuqi vendimin për të bllokuar të ardhurat e Shqipërisë në kompaninë Eurocontrol, për llogari të biznesmenit italian, Françesko Beketi.

Ky i fundit ka fituar një gjyq arbitrazhi me vlerë 110 milionë euro kundër qeverisë shqiptare.

Vendimi i arbitrazhit ka marrë formë përfundimtare.

Ndërkohë më 15 maj, gjykata belge ka hedhur poshtë një apelim të bërë nga Eurocontrol, agjencia me qendër në Belgjikë, për të çliruar llogaritë e Albcontrol.

Eurocontrol kishte kërkuar që fondet të zhbllokohen me argumentin se nuk janë të Shqipërisë, por të Albcontrol, një entitet i ndarë nga Shqipëri.

Shqipëria, Albcontrol dhe Belgjika u përfshinë në procedurat gjyqësorë.

Megjithatë gjykata refuzoi argumentet e Eurocontrol. Sipas saj, është e qartë nga marrëveshjet e mëparshme mes Eurocontrol dhe Shqipërisë, se është shteti shqiptar dhe jo kompania Albcontrol, kreditori ligjor.

Më herët, vetë Eurocontrol kishte pranuar se Shqipëria është përgjegjëse për pagesat. “Kështu që ndryshimi i qëndrimit nga Eurocontrol është krejt i pabesueshëm,” thuhet në vendim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.