Lidhjet me Veliajn/ Kush është ish-ekonomistja e Bankës së Shqipërisë që u arrestua sot në Tiranë
Në foton e publikuar nga Berisha në vitin 2015 është Milena Deraj e cila u arrestua sot për mashtrim

Ja çfarë shkraunte ish-kryeministri Berisha në vitin 2015:
Keshtu dy dite me pare, ne nje takim me FRESH-iste, ai stisi fallsitetin e radhes me nje vajze e cila merr fjalen dhe i kerkon Veliajt te punesohet ne Bashki dhe zemermiri Erion, pasi e pyet nese ajo ishte me 10-ta dhe merr pergjigjen qe priste, e garanton se do ta punesonte. Mirepo mediat kishin gjetur nje foto plot dashamiresi te bere me pare te kesaj te “panjohure” me Veliajn.
Me gjithe denoncimin ne media te ketij fallciteti teatral, ai dje iu paraqiti qytetareve te Tiranes nje fallcitet tjeter te radhes. Perseri e njejta histori. “Mister Fallci” dje si rastesisht ndalon ne rruge nje taksist dhe ai menjehere nisi e po i qane hallin atij. Por sapo u nda prej tij na doli se taksisti i “panjohur” ishte thjesht kallp apo fallsiteti i dites se Erionit.
MASHTRIMI
Ekonomistja Milena Deraj, 30-vjeçe është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi iu ka marrë shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor.
Mësohet se Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, janë tre personat që Milena Deraj ka mashtruar për t’u zgjidhur çështjen e një gjyqi që Verracakët kanë për masakrën e Velipojës në një hotel. Milena Deraj u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq dhe do të ndërhynte për të ulur pozitatat e tyre. Ndërkohë, si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë ajo ka mashtruar një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit.
Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin.
Nga ana tjetër, në polici është paraqitur edhe Milena Deraj, e cila ka pretenduar se është kërcënuar dhe kanosur nga Verracakët. Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili i ka shkruar mesazhe kërcënuese.
Në kuadër të operacionit ‘Last Fraud’, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn, për kthimin e parave.
Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga Milena Deraj,e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmëm Tiranë, për veprime të mëtejshne procedurale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



