Bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë, 20 000 lekë gjobë për një prej pronarëve.
Gjatë ditës së sotme në Vlorë janë bllokuar dy mjete lundruese, përkatësisht një skaf për mungesë dokumentacioni të rregullt për lundrim dhe një mjet i përdorur për peshkim pasi është konstatuar në një zonë të ndaluar peshkimi.
Pronarit të mjetit lundrues skaf, shtetasit G.G i është vendosur masa administrative 20 mijë lekë të reja për këtë shkelje, ndërsa ka nisur kontrolli për verifikimin e rasteve të tjera abuzive.
Dy mjetet lundruese janë bllokuar në SPK Triport Vlorë.
Policia ka bërë me dije se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare me qëllim verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese që përdoren për aktivitete të ndryshme dhe për evidetimin e rasteve të përdorimit të këtyre mjeteve në mënyrë të kundërligjshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



