E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çorovodë/ Ky është polici qê  shiste armë zjarri për shumën 50 mijë lekë, paratë i merrte sekseri
Lajme

Çorovodë/ Ky është polici qê shiste armë zjarri për shumën 50 mijë lekë, paratë i merrte sekseri

Dje, u arrestua një efektiv policie në Skrapar.

Dritan Nano, u kap pasi akuzohet për shitjen e armëve të zjarrit.

Me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar Nano mësohet se shiste armë për shumën 50 mijë lekë.

Pas arrestimit, Noanos i është sekuestruar një armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik. Shitja e armëve kryhej me sekser.

Nano bashkëpunonte me një person i cili futej në këtë punë në mënyrë që edhe ai të nxirrte fitimin e vet.

Sekseri u premtonte blerësve se në Skrapar njeh shumë njerëz që i ka shokë me të cilët bashkëpunon edhe për shitje hashashi edhe për shitje armësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.