E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama cakton analistin Mustafa Nano  ambasador në Zvicër, dhe 3 ish-deputetët e PS në Vienë, Holandë dhe SHBA
Politikë

Rama cakton analistin Mustafa Nano ambasador në Zvicër, dhe 3 ish-deputetët e PS në Vienë, Holandë dhe SHBA

Ka nisur procesi për zëvendësimin e disa ambasadorëve të cilëve u kanë mbaruar mandatet. Mësohet se këto ndryshime nga qeveria, pritet që të kalojnë në Presidencë për t’u zyrtarizuar.
Analisti Mustafa Nano, ka konfirmuar lajmin lidhur me propozimin që ka marrë për të qenë ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

Ilir Gjoni i cili është ambasador në Zvicër, mësohet se është propozuar të kalojë ambasador në NATO.
Ish-deputeti Ervin Bushati, pritet të zëvendësojë ambasadoren Floreta Faber, në SHBA.
Ndërsa vendin e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha pritet ta zëvendësoi Ridi Kurtezi. Bëhet me dije se Adia Sakiqi, ambasadore e Shqipërisë në Holandë, pritet të emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.
Emri tjetër, ish-nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi do të drejtojë Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Sakaq ish-deputeti socialist Fate Velaj do të drejtojë diplomacinë shqiptare në Vjenë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.