E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KOSOVË/ Protestuesit serbë sulmojnë gazetarët në Leposaviç
Bota

KOSOVË/ Protestuesit serbë sulmojnë gazetarët në Leposaviç

Protestuesit serbë sulmojnë gazetarët në Leposaviç.

Kjo u pa edhe në pamjet e TV KOHËS, kur gjatë transmetimit direkt, protestuesit nisën të gjuanin me sende të forta. Raportohet se u sulmua edhe gazetarja e TV KOHËS, Marigona Brahimi.

Brahimi tha se disa persona me maska kanë sulmuar ekipet e gazetarëve, teksa këta të fundit u desh të largohen nga vendi ku ishin duke qëndruar, duke u zhvendosur prej pjesës së protestuesve. Mediumit “Tëvë1” i është thyer kamera.

Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova raportoi se gazetarët janë sulmuar me gurë, vezë e shishe, kryesisht nga personat e maskuar.

Tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të komunës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.