Donald Trump godet Britaninë,i drejtohet kryeministres: Mos u përqendro tek videot që postoj unë
Donald Trump i ka thënë Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar Theresa May të përqëndrohet në “terrorizmin” në Britani të Madhe, pasi ajo kritikoi ndarjen e tij të videove të ekstremit të djathtë.
Presidenti Donald Trump postoi në Twitter disa video anti-myslimane të postuara fillimisht nga një udhëheqëse britanike e ekstremit të djathtë, e cila është dënuar më parë për gjuhën e urrejtjes.
“Mos u përqendro tek unë, përqendrohu në terrorizmin radikal islamik, dhe shkatërrues që po ndodh brenda Mbretërisë së Bashkuar,” tha Trump në postimin për kryeministren britanike.
Zëdhënësi i May tha se ishte “gabim që presidenti ta ketë bërë këtë”.
SHBA dhe Britania e Madhe janë aleatë të ngushtë dhe shpesh përshkruhen se kanë një “marrëdhënie të veçantë”. Theresa Maj ishte liderja e parë e huaj që vizitoi Trump në Shtëpinë e Bardhë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




