E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një tjetër shpërthim,këtë herë pranë drejtorisë së policisë në Durrës
Lajme

Një tjetër shpërthim,këtë herë pranë drejtorisë së policisë në Durrës

Një automjet ka shpërthyer në flakë para pak minutash, rreth orës 10:00, në rrugën “Aleksandër Goga” fare pranë Drejtorisë së Policisë në Durrës.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit tip “Ford Focus” me targa AA 276 CK ka dalë menjëherë nga makina.

Flakët janë shuar me mjete rrethanore nga personat e lokaleve pranë vendngjarjes.

Ndërkohë ka mbërritur edhe policia së bashku me forcat zjarrfikëse.

Paraprakisht, burimet thanë se dyshohet që shpërthimi në flakë të ketë ndodhur për shkak të një defekti  elektrik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.