E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kush është korçarja që vodhi 3 mln euro në postën private
Lajme

FOTO/ Kush është korçarja që vodhi 3 mln euro në postën private

Një 46-vjeçare punonjëse në postën private “Adex” është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet për vjedhjen e rreth 3 milionë eurove. Ajo dyshohet se ka përdorur një skemë për të vjedhur nga bizneset që bashkëpunonin me postën ku ishte e punësuar, si dhe vetë punëdhënësin. Pas dy muajsh hetimesh, policia dhe prokuroria e Korçës kanë kryer aksionin e koduar “Postmail” dhe kanë arrestuar Alma Beqirin, 46-vjeçare banuese në Korçë.

Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2021-2023, kur ishte agjente e shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, Beqiri dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 3 milionë eurosh përmes mashtrimit. Si agjente e shërbimeve postare, ajo ishte përgjegjëse për dërgesat postare të ndryshme dhe për të marrë shuma monetare nga klientët. Megjithatë, ajo nuk i ka depozituar këto para në llogaritë e subjekteve tregtare apo në kompaninë për të cilën kryente këtë shërbim, sipas njoftimeve të policisë.

Bazuar në burimet e njëjta, dyshohet se Beqiri ka investuar shumën e konsiderueshme të vjedhur në blerjen e pronave të paluajtshme dhe bizneseve tregtare, për veten dhe për familjarët e saj.

Gjatë hetimit, janë sekuestruar dy automjete që ishin në përdorim të 46-vjeçares, ndërsa punohet për identifikimin dhe ndëshkimin e shtetasve të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë skemë mashtrimi, sipas njoftimit të policisë.

Një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregon se 46-vjeçarja është pronare e dy bizneseve aktive. Biznesi i parë është regjistruar si “Person Fizik” në datën 20 prill 2021 me vendndodhje në Korçë dhe veprimtari të tregtimit me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm, ushqimorë dhe industrialë. Biznesi i dytë është regjistruar më 9 dhjetor 2022 si SHPK me vendndodhje në Tiranë dhe vepron në tregtimin me shumicë dhe pakicë të mallrave të ndryshme industriale, etj.

Pas arrestimit të Beqirit, kompania ku ajo ishte punësuar deklaroi se ka kërkuar nga autoritetet ligjzbatuese që të thellojnë hetimin në lidhje me çdo bashkëpunëtor të saj në krim, si dhe të kthejnë çdo shume të vjedhur nga kompania..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.