E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BULQIZË/ Uji i pijshëm u përzie me fekale dhe shkaktoi helmimin e banorëve
Lajme

BULQIZË/ Uji i pijshëm u përzie me fekale dhe shkaktoi helmimin e banorëve

Prej disa ditësh tanimë, në disa fshatra të Bulqizës është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm pasi më shumë se 60 persona shfaqën shenja helmimi.

Sipas autoriteteve vendore, uji në Gjoricë  dhe Shupenzë ka dalë i ndotur dhe kjo është arsyeja pse janë helmuar qytetarët. Ekspertët janë duke kryer anazilat e ujit të pijshëm në depo dhe tek familjarët për të zbuluar se me çfarë u helmuan banorët.

Dyshimet janë se gjatë montimit të një tubi plastik nga 64-vjeçari Kadri Muça, pronari i një hidrocentrali në Turçep të Bulqizës, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë janë përzier me ujërat e zeza dhe kjo ka shkaktuar helmimin masiv të gjithë banorëve.

Edhe pse 64-vjeçari akuzohet për “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” që sipas kodit penal dënohet deri në 5 vite burgim, ai po hetohet në gjendje të lirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.