E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryprokurori  Çela flet për trendin në rritje të  krimit kibernetik: Është normale!
Lajme

Kryprokurori Çela flet për trendin në rritje të krimit kibernetik: Është normale!

“Krimi kibernetik është në trend rritës dhe është normale, sepse gjithmonë e më shumë aktivitetet tona si qytetarë zhvillohen në mënyrë digjitale, duke bërë që të jemi më të ekspozuar ndaj sulmeve,” tha Olsian Çela, Prokurori i Përgjithshëm, gjatë raportit vjetor në Komisionin e Ligjeve.

Ai shtoi se pavarësisht se prokuroria ka specializuar prokurorë në fushën e krimeve kibernetike, është e rëndësishme të kemi sektorë të specializuar edhe në Policinë e Shtetit për të trajtuar krimin kibernetik. Megjithatë, ai vuri në dukje se Prokuroria nuk ka mundësinë për të krijuar një sektor të tillë për shkak të natyrës së saj.

Çela theksoi se efektiviteti në luftën kundër krimit kibernetik është relativisht i ulët, dhe kjo vjen si pasojë e natyrës së re të këtij lloji krimi. Ai gjithashtu përmendi se kjo sfidë ekziston jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën.

Për të adresuar këtë situatë, është e nevojshme që institucionet ligjzbatuese të punojnë në rritjen e profesionalizmit të sektorit të krimin kibernetik dhe të përdorin mënyra të avancuara dhe bashkëkohore për të luftuar këtë lloj krimi që vazhdon të shfaqet me intensitet të lartë në kontekstin digjital.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.