Vangjushi i stresuar pas arrestimit, avokati i tij: Nuk jemi dakord për burgun
Pasditen e sotme SPAK urdhëroi arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
Ai tha se në momentin që ka dalë lajmi në media, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në polici pasi ndodhej në Tiranë. Ndërkohë kur u pyet për gjendjen e Dakos pas arrestimit, ai tha se ish-kryebashkiaku ishte i stresuar, por nuk ka probleme të tjera shëndetësore.
SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest me Burg” për Dakon. Është akuza për “shpërdorim detyre” ndaj Dakos për dy raste. Një kallëzim është nga banorët e një pallati 11 katësh që pretendojnë se ka probleme me kolaudimin e këtij objekti. Një kallëzim është në prag të zgjedhjeve të vitti 2021 nga Ferdinand Xhaferi, në atë kohë kryetari i PD dega Durrës.
SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë e politikës dhe ndërkombëtarëve dhe nën këtë trysni po merr masa të nxituara. As për mënyrën e ekzekutimit dhe të qëndrimit të Dakos, mendoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg. Pas finalizimit nga mediat e kam njoftuar unë Drejtorinë e Policisë dhe jemi vetëdorëzuar. Nuk ka vajtur policia në banesën e Dakos, Dako ka qenë në Tiranë.
Dako nuk ka pasur probleme shëndetësore, pjesa emocionale dhe stresi janë prezentë por nuk ka probleme të tjera shëndetësore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



