Publikimi dhe verifikimi i lajmeve në lidhje me akuzat për paratë ruse ndaj Monika Kryemadhit

Më datën 4/01/2023, televizioni kombëtar Top Channel, në edicionin qendror të lajmeve, publikoi lajmin “BOMBE” se politikania Monika Kryemadhi ishte financuar nga oligarkët rusë me shuma të mëdha parash. Sipas publikimit të tyre, rezultonte se ajo kishte disa llogari bankare jashtë vendit, konkretisht në Zvicër dhe në një bankë portugeze, përmes të cilave kishin kryer transaksionet bankare midis saj dhe financuesve. Në vazhdim, u publikuan edhe transaksionet përkatëse të cilat ishin kryer në datat respektive, të cilat do t’i paraqesim më poshtë.

Ky publikim u prit me mirë dhe u përdor masivisht, së pari nga kryeministri Edi Rama, i cili e përdori si çështje politike për të sulmuar opozitën para zgjedhjeve lokale. Gjithashtu, pothuajse të gjitha mediat e riprodhuan këtë lajm duke krijuar idenë se kemi të bëjmë me një fakt të vërtetë. Duke marrë shkas nga pengesat e bëra nga politikania Monika Kryemadhi, si dhe deklarata që ajo ka dorëzuar në SPAK në lidhje me këtë çështje, kemi hulumtuar për të zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.

Në vazhdim, do t’ju paraqesim disa fakte të cilat provojnë se të gjitha këto shpifje, që kanë filluar së pari nga një nga televizionet kombëtare, janë një mashtrim dhe lajm i rremë që ka shkaktuar konfuzion për të paktën 2 muaj në opinionin publik. Siç mund të shihni, publikimet nga Top Channel janë riprodhuar nga disa nga mediat e tjera më të ndjekura në vend.

Në vazhdim, do të paraqesim transaksionin që supozohet të jetë kryer në muajin korrik 2017, por çfarë shkruhet në faqen zyrtare të bankës në të cilën pretendohet se është kryer ky transaksion.

Duke vizituar faqen e bankës, është lehtësisht e kuptueshme se kjo bankë ka ndaluar aktivitetin e saj më 13 korrik 2016, gjë që verteton se akuzat lidhur me këtë transaksion janë të pa vërteta. Në konkluzion, duket qartë se për interesa politike ose të llojeve të tjera, një nga mediat më të mëdha në vend, me licencë komentimi, ka prodhuar një lajm të rremë dhe as nuk ka marrë mundimin ta përjashtrojë, edhe pasi faktet janë të qarta.

Publikuar nga Publik Media