VIDEO/ Pas replikave në Kuvend, Basha ulet kokë më kokë me dy deputetët kritikë, Sula e Korreshi
Fillimisht shtrëngim duarsh, por nuk kanë munguar replikat mes ish-kreut të PD-së Lulzim Basha dhe dy deputetëve Dashnor Sula dhe Saimir Korreshin.
Teksa ka hyrë në sallë pas prononcimit të dhënë jashtë Parlamentit, Basha është drejtuar në vendin e tij, por paraprakisht ka takuar disa deputetë, mes tyre dhe Saimir Korreshin dhe Dashnor Sulën, të cilët dolën kundër propozimit të shumicës së Kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të PD më 29 korrik.
Replikat mes tyre kanë qenë për mbledhjen e tensionuar të kryesisë së PD-së, ku në përfundim të saj një grup militantësh i zunë rrugën deputetëve.
Mësohet se Basha ka kërkuar që bisedën për këtë çështje të mos e zhvillojnë në sallën e seancave, por në një mjedis privat në Kuvend.
Fillimisht është larguar Korreshi e më pas Sula, ndërsa Basha pasi ka qëndruar pak momente me Andia Ullirin është larguar edhe ai për tu takuar në një nga zyrat e tjera të Kuvendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



