DETAJE/ Zbulohet skema e mashtrimit të nigerianit që i mori biznesmenit shqiptar 25 mijë euro
Një shtetas nigerian me emrin Sebastian Negbenedor dyshohet se ka mashtruar një biznesmen shqiptar dhe ka marrë shumën prej 25 mijë eurosh. Hetimet për këtë rast kanë filluar në tetorin e vitit 2020, pas kallëzimit të biznesmenit shqiptar. Biznesmeni ka treguar hetuesve se për nevojat e biznesit të tij, komunikonte me një kompani italiane përmes një adrese emaili dhe pas dërgimit të mallit, bënte transfertat bankare.
Më datën 7 shtator 2022, biznesmeni ka marrë një email ku i është kërkuar të dërgojë shumën prej 25 mijë eurosh në një llogari në Gjermani. Ai ka bërë pagesën, por më pas ka vërejtur se ishte mashtruar kur kompania italiane i ka kërkuar të bënte pagesën. Prokuroria ka bërë ndërveprim me autoritetet gjermane dhe turke për të identifikuar origjinën e emailit. Hetimet kanë zbuluar se i dyshuari për mashtrim është një shtetas nigerian me banim në Dublin, Irlandë, i cili u identifikua si Sebastian Negbenedor.
Prokuroria ka ngritur akuzën e “Mashtrimi Kompjuterik” kundër tij dhe gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



