Trump akuzohet se vuri në rrezik sekrete kombëtare
“E ke parasysh vetë”/ Mbajti dokumente të klasifikuara në tualet
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përballet me 37 akuza penale, mes së cilave për mbajtje të paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara dhe konspiracion për të penguar drejtësinë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në vitin 202.
Akuzat janë të lidhura me dokumentet sekrete qeveritare që zoti Trump mori me vete në Mar-a-Lago kur u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021.
Sipas aktakuzës, mes dokumenteve ishin disa nga sekretet më të ndjeshme ushtarake amerikane, përfshirë informacion mbi programin bërthamor të SHBA-së dhe pikat e dobëta të mundshme brenda vendit në rast të një sulmi.
Një nga dokumentet fliste për mbështetjen e terrorizmit nga një vend i huaj kundër interesave të SHBA-së. Dhe Trump i tregoi një personi tjetër një dokument të Departamentit të Mbrojtjes të cilësuar si një “plan sulmi” kundër një vendi tjetër. Gjithashtu, Trump kishte ndarë me persona të tjerë një hartë të klasifikuar në lidhje me një operacion ushtarak.
Ndërsa theksohet se ish-presidenti mbajti dokumente të klasifikuara në tualet dhe në dushet e klubit privat në Florida
Sipas aktakuzës, avokati i zotit Trump, i cili nuk kishte dijeni për transferimin e dokumenteve, më 2 qershor 2022, identifikoi 38 dokumente të shënuara si “të klasifikuara” dhe i futi ato në një dosje, të cilën e mbështolli me një shirit ngjitës të pastër që ia kishte dhënë ndihmësi i ish-presidentit, Ëalt Nauta. Ky i fundit më pas mori avokatin që të takohej me ish presidentin.
“A gjete ndonjë gjë? Është gjë e mirë? Është e keqe?”, e pyeti zoti Trump avokatin e tij. Avokati tha se ndërsa biseduan që avokati t’i merrte me vete dokumentet, zoti Trump bëri gjeste që sugjeronin se ai donte që avokati të identifikonte “çdo gjë që mund të ishte vërtet e keqe” dhe “e ke parasysh vetë, hiqe”.
Këto janë disa nga bisedat e zbardhura, ndërsa pritet të ketë edhe të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



