E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
16 ditë i ‘ngujuar’ në zyrë kryetari i Leposaviçit
Lajme

16 ditë i ‘ngujuar’ në zyrë kryetari i Leposaviçit

Kryetari i emëruar i Komunës së Leposaviçit në Kosovë, Lulzim Hetemi vijon “ngujimin” e tij në zyrë. Këtë të martë ai mbushi 16 ditë që është i mbyllur në godinën e komunës, që prej nisjes së trazirave në veri. 

Këtë mëngjes ai është fotografuar duke parë nga dritarja e zyrës protestuesit serbë dhe pjesëtarët e KFOR-it të mbledhur para selisë komunale.

Sot Hetemi ka pritur në vizitë ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili në përpjekjen e parë gjatë ditës së premte, ishte kthyer mbrapsht. “E thirra në telefon dhe bisedova me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Të them të drejtën kur e thirra kisha një brengë se mos është mërzitur aty në zyrë se u bënë shumë javë. Unë teksa isha i brengosur se mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur mos jam mërzitur unë. Kështu që unë i shqetësuar se mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar se mos po lëshoj pe unë , prandaj biseda në vazhdim ishte shumë e këndshme”, ka deklaruar Kurti.

Hetemi gjatë ditës së dielë ka marrë edhe një telefonatë nga kryeministri Albin Kurti, i cili u shpreh i shqetësuar për qëndrimin e tij të zgjatur në zyrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.