E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si mori grabitësi shqiptar pasaportë britanike?
Lajme

Si mori grabitësi shqiptar pasaportë britanike?

Në ’97 i zuri pritë me armë një furgoni

Të marrësh leje qëndrimi në Britani është e vështirë, për pasaportë akoma edhe më e vështirë. Por Arsim Murati, një 46-vjeçar i dënuar në mungesë për grabitje në Shqipëri ka arritur të marrë pasaportë dhe leje qëndrimi në Britani.

Daily Mail shkruan se në nëntor 1997, Murtati, me katër persona të tjerë i zunë pritë një furgoni ku pasi qëlluan me armë grabitën të gjithë udhëtarët. Ai u arratis dhe u dënua në mungesë me 11 vjet burg. Në vitin 2009 pas arrestimit u deportua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Por, pavarësisht se emri i tij qarkullonte si person me precedent penal, gjashtë vjet më vonë, ai u kthye në Britani ku rinovoi pasaportën e vjetër si kosovar i ikur nga lufta dhe regjistroi një biznes me identitetin e rremë, të cilin më pas e kaloi në emrin e tij të vërtetë.

Ai fajësoi për dënimin e tij ‘politikën shqiptare’ përpara se të pretendonte në mënyrë të rreme se zgjodhi të kthehej në shtëpi, duke thënë: ‘Nuk e kam kryer dënimin sepse nuk jam fajtor’.

Por dokumentet e gjykatës shqiptare tregojnë se ai u dënua më 16 janar 2009 dhe u burgos deri në lirimin e tij më 13 janar 2015.

Nuk është e qartë nëse Murtati u kthye legalisht në Britaninë e Madhe pasi kreu dënimin në Shqipëri.  Ai refuzoi që të përgjighet për këtë gje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.