E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim: Çdo ambasador amerikan do përpiqet ta drejtojë Shqipërinë drejt së ardhmes
Lajme

Yuri Kim: Çdo ambasador amerikan do përpiqet ta drejtojë Shqipërinë drejt së ardhmes

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim është pyetur gjatë konferencës  së fundit për mediat për sfidat e saj në vendin tonë dhe përballje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Yuri Kim Largimi1

Yuri Kim nuk ka preferuar të flasë për emrin e Berishës, por ishte e qartë teksa tha se ajo dhe çdo ambasador që do jetë në Shqipëri do perpiqet ta drejtojë vendin tonë drejtë të ardhmes.

“Çdo ambasador përballet me sfidat e tij, por ka diçka lidhur me SHBA. Ne gjithmonë shohim dhe përballemi me të ardhmen. Çdo ambasador amerikane, që  ka shërbyer aktualisht apo në të ardhmen do përpiqet ta drejtojë Shqipërinë drejt të ardhmes”, thekson Yuri Kim.

Pyetje-përgjigje

Pyetje: A është e drejtë e drejtë të thuhet se pas Mariza Linos në vitin 1997 ju kishit mandatin më të vështirë si ambasadore e SHBA në Shqipëri, pasi u desh te merreshit, të bënit disa deklaratë të forta dhe të kishit të njëjtin person përballë, Sali Berishën?

Yuri Kim: Çdo ambasador përballet me sfidat e tij, por ka diçka lidhur me SHBA. Ne gjithmonë shohim dhe përballemi me të ardhmen. Çdo ambasador amerikane, që  ka shërbyer aktualisht apo në të ardhmen do përpiqet ta drejtojë Shqipërinë drejt të ardhmes.

Pyetje: DASH reagoi lidhur me operacionin policor në Manëz ku janë vendosur njerëzit e MEK dhe janë shprehur të shqetësuar sepse sipas tyre nuk është një lëvizje demokratike. A mendoni se Shqipëria duhet të shkojë drejt prishjes së marrëveshjes dhe largimit të pjesëtarëve të organizatës MEK ?

Yuri Kim: Është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj.

Ka terma të caktuara që zbatohen për çdo mysafir në vendin tuaj dhe këto duhet të zbatohen, duhet ti respektojmë ato.

Çfarë do të ndryshonit në Shqipëri?

Yuri Kim: Çdo vend ka sfidat e tij. Kur ne flasim për gjerat që duhet të ndryshojnë në Shqipëri e themi këtë duke pasur respekt dhe jo se ne nuk kemi problemet tona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.