E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I akuzuari shpërthen dy granata në sallën e gjyqit, plagosen gjyqtarë e roja
Bota

I akuzuari shpërthen dy granata në sallën e gjyqit, plagosen gjyqtarë e roja

Një i akuzuar ka shpërthyer dy granata dore në një sallë gjyqi në Ukrainën lindore, duke vrarë veten dhe duke plagosur të paktën shtatë persona të tjerë, raporton “BBC”.

Shpërthimet ndodhën gjatë një seance gjyqësore në rajonin e Dnipropetrovsk. Tre të pandehurit ishin midis të lënduarve.

Ata akuzohen për shpërthimin e një makine dhe vrasjen e dy pasagjerëve në shkurt të vitit 2016 – një prej të cilëve ishte djali i të akuzuarit që sulmoi me granata.

Katër punonjës të gjykatave dhe rojat  pësuan lëndime. Një raport sugjeron se numri i përgjithshëm i të lënduarve është 10, dhe se dy prej tyre janë duke u operuar në spital.

Granatat u hodhën  kur gjykata vendosi se seanca ishte duke u shtyrë dhe të pandehurit do të prangoseshin.

Mediat thonë se hetuesit ishin në vendin e ngjarjes.

Konflikti në Ukrainën lindore ka vënë të gjitha armët janë në dispozicion të popullatës.

10,000 njerëz kanë vdekur në këtë konflikt, i cili shpërtheu në prill 2014-ës pak pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë.  

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.