Ish-ministri Arben Ahmetaj: Isha për të sqaruar pozicionin tim
Arben Ahmetaj ka dhënë dëshminë në SPAK, me prokurorët për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me hetimet që po zhvillohen. Ahmetaj dyshohet për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave. Hetimi fillimisht është nisur në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe ka përfshirë arrestimin e disa individëve, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Ballaku, ndërsa tre biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugalljan janë shpallur në kërkim. Ahmetaj është i interesuar për një sekuestrim dhe dokumentacionin në Kuvend, i cili ka të bëjë me Komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët dhe SPAK ka vizituar Kuvendin për të marrë atë dokumentacion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



