U nis me not nga Italia për në Vlorë, përfundon në SPITAL Eva Buzo

Eva Buzo përfundon në spital pas 30 orësh not.
Keqardhje për këtë grua fisnike me zemër të madhe!
Avokatja shqiptare që jeton në Australi Eva Buzo është shtruar në spitalin e Vlorës për shkak të problemeve shëndetësore që e detyruan të ndërpresë sfidën e nisur prej mëngjesit të djeshëm.
Burime bëjnë me dije se ajo është vendosur në terapi intensive menjëherë, teksa sipas mjekëve ka hipotermi për shkak të qëndrimit në ujë.
Avokatja u nis mëngjesin e djeshëm nga Otranto, Itali për të mbërritur me not në Vlorë, por pas rreth 27 orësh në det u detyrua të ndërpresë sfidën 10 milje nga Karaburuni. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Respekt pa fund, sa gjithë deti Jon dhe Adriatik
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



