Rama paralajmëron: Vala e dytë e sanksioneve mund të vijë shpejt, do prekë të dyja palët
Kryeministri Edi Rama mbajti sot një konferencë për shtyp në ambientet e Kryeministrisë në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Ai njoftoi se vala e parë e sanksioneve ndaj Kosovës është vendosur në lëvizje, duke paralajmëruar se vala tjetër mund të vijë shumë shpejt. Kjo valë e dytë e sanksioneve do të jetë e rëndë për të dyja palët, duke prekur si Prishtinën ashtu edhe Beogradin.
Rama theksoi se situata që po zhvillohet në veri të Kosovës është e tmerrshme dhe shtoi se është e rëndësishme që palët të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Ai gjithashtu komentoi rreth disa individeve që shkaktojnë tensione në media sociale, duke thënë se ata kanë arritur në konkluzionin se Shqipëria nuk ka nevojë për Europën dhe SHBA dhe kanë krijuar një imazh të një “Davidi” që lufton kundër një “Golia” të madh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



