E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si grabitësi mori 40 mijë euro në “Exchange” në Astir me pistoletë
Lajme

Si grabitësi mori 40 mijë euro në “Exchange” në Astir me pistoletë

Janë publikuar pamjet e grabitjes së këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, ku një person i maskuar dhe me një pistoletë në dorë hyn në biznes dhe duke mbajtur nën kërcënimin e armës dy punonjëset, vjedh të gjitha paratë që ndodheshin në arkë.

Mësohet se shuma është rreth 40 mijë euro. Momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe siç shihet nga pamjet e publikuara, autori sapo gjen derën të hapur, hyn me shpejtësi dhe shtyn njërën prej tyre. Më pas ai i kërkon t’i tregojë vendin e parave.

VIDEO e GRABITJES

Teksa i kërcënon me armë, autori fut paratë në xhaketë dhe kontrollon çdo sirtar të mundshëm. Ai nuk duhet të mbajë doreza, teksa është i maskuar me një maskë anti-virus, syze dhe kapele. Në një moment shihet të hyjë një kliente, me një punonjëse, që i bën shenjë të largohet.

Autori vrapon me shpejtësi pas marrjes së parave, teksa dyshohet se ai është larguar me biçikletë pas grabitjes. Siç shihet edhe në video, njëra prej vajzave duket e tmerruar pas ngjarjes, ndërkohë që tjetra nxiton të bëjë një telefonatë për të njoftuar dikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.