DURRËS/Gjykata mjaftohet me arrest shtëpie për shoferin që aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren
Para ditëve në zonën e Ish-Kënetës në Durrës një 24-vjeçar me iniciale I.U duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësore 22-vjeçare, e identifikuar si Erisa Bislim Aliaj.
Kjo e fundit ka qenë duke kaluar rrugën, kur 24-vjeçari e ka përplasur dhe e ka hedhur në anën tjetër të trotuarit.
Ndërkohë Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për shoferin Indrit Uka, drejtuesin e automjetit, vendim i marrë këtë të premte nga gjyqtari Olti Skrame.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



