E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjici u arrestua, Alma  e videos seksuale në zyrën e bashkisë së Kukësit lihet arrest shtëpie
Lajme

Gjici u arrestua, Alma e videos seksuale në zyrën e bashkisë së Kukësit lihet arrest shtëpie

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është lënë në arrest shtëpie gruaja e cila shfaqej në videon seksuale në zyrën e bashkisë.

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se edhe gruaja është marrë e dyshuar për veprën penale për korrupsion, por është caktuar masa arrest shtëpie në Durrës.

Kjo pasi ka një fëmijë të mitur. Nga hetimi rezulton se pas aktit seksual me Gjicin, gruaja ka kërkuar favore pune

 Sot i janë vënë prangat Gjicit, nën akuzën “Korrupsion pasiv”, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.

“SPAK iu drejtuar Gjykatës së Posaçme për të arrestuar Gjicin e përfshirë në një skandal seksual pak ditë më parë.

Në momentin që u publikua videoja SPAK nisi hetimin për shpërdorim detyre, por pas publikimit të videos së gjatë ku bisedohej edhe në lidhje me një tender për sterilizimin e qenve. Më pas nisën hetimet për korrupsion pasiv.

Gjici është arrestuar pikërisht nën një akuzë të tillë. Ai u ndalua nën ambientet e një lokali pranë shtëpisë së tij tek Vilat Gjermane.

SPAK nga hetimet ka rezultuar se ka siguruar prova që e implikojnë në veprën penale të korrupsionit”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.