E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr me  armë  në Kamëz. Arrestohet 35-vjeçari
Lajme

Sherr me armë në Kamëz. Arrestohet 35-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur mes disa personave në zonën e Kamzës, ku sipas policisë ata janë zënë me sende të forta, por njëri prej tyre ka nxjerrë edhe armën.

pistolete

Për ngjarjen është arrestuar një person, Eduart Pjetri, i cili pengoi zbulimin e së vërtetës duke marrë armën nga vendi i ngjarjes dhe duke u larguar. Ndërsa në kërkim janë shpallur Gentjan Losha dhe Ndriçim Rama.

Në cilësin e proves materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në Rrugën Skënderbeu, Kamëz, menjëherë knë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The dispute”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. P., 35 vjeç, banues në rrugën “Pandeli Sotiri”.

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit D. P., 24 vjeç., S. P., 23 vjeç, dhe E. L., 33 vjeçe, të tre banues në Kamëz.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasve G. L., 29 vjeç, dhe N. R., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 19:30, në Kamëz, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta. Gjatë konfliktit shtetasi G. L., ka tentuar të përdorë armë zjarri, të cilën ja ka marrë shtetasi E. P., dhe është larguar, duke penguar zbulimin e së vërtetës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma zjarrit pistoletë dhe municion luftatak. Vijon puna për kapjen e shtetasve G. L., dhe N. R”, thote policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.