E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, arrestohet 46-vjeçari
Lajme

Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, 46-vjeçari, banues në Vlorë, akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

FOTO/ Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, në Radhimë,

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, në Radhimë, vihet në pranga 46-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë goditur një tjetër rast të paligjshmërive në këtë fushë.

Gjatë kontrolleve u konstatua se një person kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan 46-vjeçarin, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

FOTO- Aksident në hyrje të kompleksit privat në Tiranë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.