Pasuria dhe profesionalizmi “djeg” Bledar Bejkon në KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) rrëzoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkoi nga detyra prokurorin e Durrësit, Bledar Bejko.
Prokurori i Durrësit ngeci në vetting për probleme në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit, këto të fundit të bazuara në denoncimet e publikut.
Prokurorit Bejko, motra i blen makinë 3 500 euro, kunati për cdo vit i dërgon shuma të ndryshme eurosh nga Gjermania, ndërkohë nga ana tjetër Bejko deklaron se ka marrë kredi për të blerë shtëpi, por sakaq nuk i mungojnë kursimet mijëra euro. Madje, 10 000 euro ia jep borxh kunatës për të rregulluar shtëpinë dhe këto para i merr një vit më pas.
Po ashtu, mbi prokurorin rëndojnë akuza se ka mbajtur anën e krimit për një ngjarje të vitit 2017, të ndodhur në Durrës.
Bëhet fjalë për përplasjen mes familjes Arapi dhe tashmë të ndjerit Jurgen Kurti.
Mbi prokurorin në fjalë rëndojnë edhe precedentë të tjerë, ku është denoncuar edhe nga emisioni investigativ Fiks Fare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



