Matilda, 30 VJEÇARJA nga Shkodra apelon për një vend pune

JETA E VËSHTIRË E 30 VJEÇARES/ Vajza mes katër rrugëve, pa punë dhe një strehë normale
Ky është rrugëtimi ditor i 30 vjeçares Matilda Rrapushi .
Sapo zbardh dita, me biçikletën e saj, ajo endet rrugëve të qytetit të Shkodrës për të kërkuar punë.
Prej një viti 30 vjeçarja jeton në banesën sociale pranë ish- konviktit të shkollës Pyjore në Shkodër
Kushtet e vështira me të cilat po përballet Matilda e kanë detyruar që të largohet nga kjo banesë.
E dëshpëruar dhe pa mbështetje, Matilda tregon se është mes katër rrugëve, pa punë dhe pa një strehë .
Vajza bën apel për ndihmë, ajo kërkon që institucionet ,po ashtu edhe bizneset t’i ofrojnë një vend pune pasi nuk ka asnjë të ardhur për t’u ushqyer
Paragjykimi e ka shoqëruar shpesh dhe është bërë pengesë ,ndërsa mundësitë e limituara për të pasur një profesion dhe një punë e kanë rënduar situatën e jetesës së Matildës .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



