E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshimet për vrasjen në Dukagjin, babë e bir pa rekorde kriminale
Lajme

Dyshimet për vrasjen në Dukagjin, babë e bir pa rekorde kriminale

Një nga pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sumë, të njësisë Pult në Dukagjin është ajo e kultivimit të kanabisit.

Babë e bir Gjokë dhe Eduart Gurra kishin shkuar ditën e sotme për të parë dëmet në shtëpinë e tyre në fshat, e cila ishte djegur një natë më parë nga persona të paidentifikuar.

Me sa duket në një atentat të mirëplanifikuar, autori që dyshohet se ka vepruar i vetëm, i ka pritur dhe i ka ekzekutuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 të ditës së sotme, për është bërë publike vetëm në orën 18:15 pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është e largët nga Shkodra dhe me shumë pak njësi banimi. Vetëm pas telefonatës së familjarëve policia është vënë në lëvizje.

Të dy viktimat rezultojnë pa precedentë penalë, madje Gjokë Gurra kishte punuar vite më parë në Polici. Ndaj dhe policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit, pasi zona e Dukagjinit është e njohur për mbjelljen e tij.

Ndërkohë që familja Gurra ishte shpërngulur pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës për të jetuar dhe banesa e djegur kishte mbetur e pabanuar. Gjokë Gurra ishte babai i dy fëmijëve, një djali e një vajze, ndërsa djali i tij Eduarti ishte baba i dy vajzave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.