E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Francë/ Polici që vrau 17-vjeçarin, i kërkon falje familjes së viktimës
Lajme

Francë/ Polici që vrau 17-vjeçarin, i kërkon falje familjes së viktimës

Oficeri i policisë që ekzekutoi me armë zjarri një 17-vjeçar në Paris, i ka kërkuar falje familjes së të miturit.

Avokati i tij Laurent-Franck Lienard tha për mediat franceze se “I kërkoi falje familjes së viktimës. Ai nuk donte të vriste njeri. Është shkatërruar komplet”.

17-vjeçari, Nahel u ekzekutua ditën e martë nga oficerët e policisë, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Menjëherë pas publikimit të pamjeve nga ekzekutimi, në Francë kanë shpërthyer protestat e dhunshme. Deri më tani është raportuar për rreth 400 të arrestuar dhe qindra efektivë të lënduar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.