E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Bërxullës edhe sot në protestë: S’kemi përgjigje për dëmëshpërblimin
Lajme

Banorët e Bërxullës edhe sot në protestë: S’kemi përgjigje për dëmëshpërblimin

Banorët e Bërxullës kanë ngritur edhe këtë të diel zërin e tyre, kundër projektit Thumanë-Kashar që do të shkatërrojë me dhjetëra banesa. Kryeplaku i fshatit deklaron se institucionet nuk po japin drejtësi për ta dhe se nuk e dinë se çfarë është ky projekt për rrugën. Kryeplaku u shpreh se i kanë dorëzuar bashkisë një propozim për projekt nga ana e tyre dhe se ende nuk kanë marrë një përgjigje.

“Unë ia kam dërguar në datën 19 bashkisë këtë projekt,dhe ende sot nuk kam marrë asnjë përgjigje. Puna për këtë projekt vazhdon. Ai është devijuar dhe është vështirësuar nga ana teknike, kjo për shkak të planit dhe mënyrës se si po ndërtohet. Për mendimin tim ky projekt duhet të ketë disa mbikalime, por edhe rrugë dytësore, për të cilat ne nuk kemi informacion. Për shkak se ajo do jetë një rrugë më pagesë, projekti duhet të përfshijë edhe rrugë dytësore, alternative pë rata që nuk duan të hynë në autostradë dhe të paguajnë. Lidhur me dëmshpërblimin akoma nuk kemi asnjë lloj përgjigje. Këta i ka bërë firma ‘Gener 2’. Me kalimin e kohës një pjesë e banorëve edhe mund të kenë bërë kompromise, por zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë përgjigje lidhur me banesën, pronën si edhe specifikat e projektit. Ne jemi edhe zona që preket më shumë nga ky projekt, pasi fshati dhe pronat tona ndahen në dy pjesë”, ka thënë kryeplaku i Bërxullës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.