Dumani nuk jep përgjigje: Në të ardhmen do të kem përgjigje për inceneratorin e Tiranës
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka “kyçur” sërish gojën duke mos dhënë asnjë detaj në lidhje me hetimet për aferën e inceneratorëve.
Dumani është “gozhduar” me pyetje nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e cila ka kërkuar të dijë pse nuk hetohet inceneratori i Tiranës apo i Fierit.
Kreu i SPAK-ut ka mbetur në “vendnumëro” duke u justifikuar se janë çështje në hetim dhe të mbartura, por shpreson që në të ardhmen të ketë rezultate konkrete.
Kjo nuk është një përgjigje e re nga Dumani, pavarësisht që mediat çdo ditë i paraqesin fakte në lidhje me abuzimet dhe milionat që u merren qytetarëve nga taksat për inceneratorë fantazmë apo që janë jashtë funksionit.
“Janë çështje nën hetim, unë nuk mund të raportoj për të dhëna konkrete. Ndaj të njëjtin shqetësim me ju që janë çështje të mbartura, të cilat kanë kohë nën hetim dhe duhet të disponohen nga prokurorët. Si drejtues i prokurorisë kam të drejtë të krijoj të gjitha kushtet e nevojshme që këto hetime të ecin përpara.
Jam përpjekur ta bëj dhe shpresoj që në të ardhmen të kenë përgjigje gjithë këto pyetje që bëni me vendimmarrje”, tha Dumani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



