E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Peleshi   firmos tenderin 666 MLN lekë, pa garë
Lajme

Peleshi firmos tenderin 666 MLN lekë, pa garë

Do blejë materiale që ndërtojnë ura

Ministria e Mbrojtjes po ndërton në disa fshatra ura metalike ose siç quhen ndryshe “Bailey”, që kryesisht përdoren për stërvitjet në këto zona, por edhe për lidhjen e fshatrave me qytetet. Konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion (elemente për ura Bailey)”, i cili është publikuar më datë 3 korrik në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Sikur shihet në dokumentet do të blihen materiale për të ndërtuar këto ura metalike, konkretisht: shufra, kaçavida, gozhdë e të tjera. Dhe për këto materiale ministri Niko Peleshi ka planifikuar të shpenzojë 666 milionë lekë.

Deri këtu s’ka ndonjë problem do thoni ju. Por, çështja me këtë tender shkon edhe më thellë. Së pari vlen të theksojmë që po shpenzohen shumë para për vida e kaçavida, në një kohë kur kjo ministri lë pa kryer shumë shërbime të tjera.

Së dyti, Peleshi ka firmosur kontartën për të lëvruar këto para në shkelje të ligjit. E ka bërë zakon tashmë që i jep tenderët pa ndjekur ligjin dhe njësoj ka vepruar edhe këtë herë. Sikur duket në dokument kanë paraqitur ofertë për këtë tender vetëm bashkimi i operatorëve “TIRANA DUE shpk” dhe “3A – PROFILE” shpk . Oferta e tyre është në nivelet 643 milionë lekë, pra sa gati 90% e fondit limit.

Është e shtrenjtë sigurisht dhe shumë pranë vlerës së fondit limit, që sipas ligjit shkakton risk. Por, Peleshi nuk e ka marrë fare parasysh, në mungesë të konkurrencës ai ka firmosur menjëherë kontratën me këta dy operatorë.

Duke shtuar kështu në listën e gjatë të tenderë pa garë një tjetër aferë. Por, të gjitha këto afera që shtohen muaj pas muaji nuk vihen re nga SPAK dhe as nga institucion e tjera kontrollore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.