Jashar Maja rrëfehet pas dhunës brutale: Nëse nuk jepet dënimi i merituar do bëj vetëgjyqësi
Jashar Maja, i cili u dhunua ditën e djeshme në mënyrë brutale nga pjesëtarë të fisit Rraja në Fushë Krujë pas sherrit për guroren ka treguar si ndodhi ngjarja e rëndë.
Personi i rrahur, i cili është pjesë e këtij sherrit, ka folur për incidentin dhe ka kërkuar drejtësi nga shteti. Ai tha se ishte duke pirë kafe me kushëririn e tij kur ata u sulmuan nga anëtarët e fisit Rraja. Autorët e sulmit përdorën shkopinj bejsbolli dhe i rrahën dhe i ofenduan në mënyrë të pafalshme.
Personi i rrahur ka bërë thirrje për drejtësi nga shteti për këtë ngjarje dhe ka shprehur qëndrimin se nëse autorët nuk marrin dënimin e merituar, ai do të ndërmarrë veprime për t’u hakmarrë vetë. Ai u shpreh se nuk ka asnjë borxh ndaj fisit Rraja dhe se ka pësuar dëmtime në shumë pjesë të trupit. Ai gjithashtu theksoi se djali i kushëririt të tij ka pësuar më shumë dëmtime se ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



