Një tjetër humbje e madhe për futbollin ndërkombetar
Futbollit spanjoll i cili ka fituar Topin e Artë, Luis Suárez Miramontes, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të mahnitshme në botën e futbollit.
Lajmi i ndarjes së tij nga jeta u dha së pari nga klubi Inter, ku ai kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij. Suárez, i cili filloi të shkëlqejë në Barcelona, luajti në Itali nga viti 1961 deri në 1973, duke veshur fanellën e Interit dhe më pas atë të Sampdorias. Karrierën e tij si futbollist e përfundoi në ekipin gjenovas, para se të fillonte aventurën si trajner.
Interi reagoi me respekt ndaj legjendës së tyre, duke e quajtur “talent unik dhe një tifoz të madh të Interit”. Suárez u shëndërroi numrin 10 të Interit në një simbol të fitoreve dhe lavdisë së tyre në Itali, Evropë dhe botë. Mesazhi i tyre në rrjetet sociale ishte lamtumirë ndaj Luisito!
Në karrierën e tij, Suárez shkëlqeu si futbollist i Barcelonës për shtatë sezone, duke fituar dy tituj të ligës spanjolle, dy kupa spanjolle dhe Topin e Artë në vitin 1960. Pas transferimit të tij te Interi, ai veshi fanellën zikaltër për plot nënte sezone, duke fituar tre tituj të Serisë A dhe dy Kupa Evropiane (Champions League). Karrierën e tij si futbollist e përfundoi te Sampdoria, duke lënë gjurmë të paharrueshme në historinë e futbollit.
Me ndarjen nga jeta e Luis Suárez Miramontes, botës së futbollit i mungon një prej figurave më ikonike të Spanjës dhe një simbol i suksesit në fushën e lojës së bukur. Trashëgimia e tij do të jetë frymëzim për brezat e ardhshëm të futbollistëve dhe do të kujtohet gjithmonë në zemrat e tifozëve të futbollit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



